Pasaportë vaksinimi për hyrjen në lokale? Brataj sqaron deklaratën e ministres

Shqipëria

Pasaportë vaksinimi për hyrjen në lokale? Brataj sqaron deklaratën e ministres

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 18:59
Skënder Brataj

Sipas Kreut të Urgjencës, Skënder Brataj, deklaratat e ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, janë keqkuptuar.

Ai tha në “Zona Zero” në Top News, se deri tani nuk është marrë asnjë vendim i tillë që duhet një Green Pass, pra pasaportë vaksinimi, për t’u futur në lokale.

“Mënyra si veprohet në Europë është kjo, por këtu ende nuk është marrë asnjë vendim. Krahasimi është që në të gjitha vendet e tjera po bëhet. Monitorimi dhe analiza e situatës bëhet në çdo moment, por deri tani nuk është marrë asnjë vendim. Kemi vënë re se si shtet kemi ruajtur një linjë tonën, ku ka muaj të tërë ku nuk kanë ndryshuar masat. E rëndësishme është të respektohen ato që janë në fuqi. Deri tani asnjë vendim i tillë nuk ekziston,” tha Brataj.

A do duhet një Green Pass?

“Në fillim diskutohej për vaksinën, a do ekzistojë apo jo. Tani jemi në momentin që a ta bëjmë vaksinën apo jo. Shikoni Bullgarinë e Rumaninë, që kanë përqindje të ulët vaksinimi dhe shikoni sa të vdekur po ka. Çdo shtet ka gjetur mënyrën e vet për të imunizuar popullin e vet. Danimarka ishte vendi i parë që rriti vaksinimin masiv dhe hoqi masat. Nuk ka një model perfekt. Çdo shtet reagon në bazë të situatës ku ndodhet”.

Doza e tretë për moshën mbi 60 vjeç dhe ata në rrisk si dhe për fëmijët nga 12-15 vjeç?

“Nuk ka një numër ekzakt për momentin, janë të dhëna të sakta që janë vendosur në lista. U dha mundësia që në konsensus me prindërit t’u jepet fëmijëve me imunitet të dobët. Efikasiteti është ulur për shkak të mutacioneve, dhe arma më e mirë për t’u mbrojtur tani është doza e tretë. Izraeli ka bërë dozën e tretë pothuajse në të gjithë popullsinë. Janë fasha të ndryshme dhe në bazë të rrezikshmërisë. Benefitet janë shumë të larta se rreziqet”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat