"Do përfundosh shumë keq!"/ Avokati rrëfen detaje nga ngjarja e rëndë që kaloi

Shqipëria

"Do përfundosh shumë keq!"/ Avokati rrëfen detaje nga ngjarja e rëndë që kaloi

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 00:40
Altin Goxhaj

Avokati i njohur, Altin Goxhaj, ka kujtuar një ngjarje të pakëndshme në jetën që i ndodhi dy vite më parë kur iu rrezikua seriozisht jeta, kur sipas tij e helmuan.

Goxhaj risjell në vëmendje të gjitha vuajtjet dhe peripecitë që ai kaloi, ku shprehet se 10 ditë pas helmimit ka qenë në luftë me vdekjen.

"HELMIMI QË MË “NDODHI” SI SOT 2 VJET MË PARË.. “Ti Avokat po i bën keq vetes dhe do përfundosh shumë keq. Nuk do thyhet muri por koka jote. Ti nuk do ndalosh asgjë përveç vetes tënde” këto ishin Fjalët që më tha i zoti i lokalit, para se të më shërbehej ushqimi nga kuzhinieri dhe jo kamarieri! Si tani në këtë datë, në këtë orë, 2 vjet më parë dikush më helmoi! Sapo kishim filluar të organizoheshim si forca e parë politike sovraniste konservatore antisoros në Shqipëri! Sapo kishim filluar të mblidhnim firmat! Një natë në Spitalin Infektiv, 10 ditë pas helmimit, desh ika. Më shpëtoi babai im i ndjerë dhe Zirkon Disha (që ishte prezent si turn roje), që e kuptuan se nuk po jepja shenja të mira dhe lajmëruam mjeken e turnit që e kuptoi që po të mos ndërhynte me urgjencë dhe pa narkozë, do të më shpërthente fshikëza gjatë natës dhe përfundimi dihet se çfarë mund të ndodhte.

Këtë postim dhe foto e bëra (ma bënë) ditën kur për vizitë më kishte ardhur i Madhi Avni Delvina. Kur u zgjova të nesërmen nga dreka pas gjëndjes së të fiktit të 12 orëve më parë nga dhimbjet e papërshkrueshme, mu desh 1 orë që të kuptoja se ku isha, çfarë më kishte ndodhur.. Kur dola nga spitali nuk ecja dot se lodhesha në çdo 10 hapa. Ika në Francë pas 1 muaji për analizat dhe ata konfirmuan se trupi im që se kishte parë kurrë në jetë spitalin apo sëmundje me sy, nuk kishte asgjë të brendhsme por veç goditje të jashtme çka përjashtoheshin prej analizave në Shqipëri dhe Francë infeksione apo viroza. Helmim normal ushqimi të prishur s’kishte asnjë gjurmë as në simptoma as në analiza. Më pas 1 muaj shtrirë dhe më pas ecje me mundim disa dhjetra metra maksimumi.. vetëm në 10 ditëshin e parë rashë 10 kg. Pas 2 muajsh kur mora veten dhe fillova të ecja ishte shumë e vështirë për të kapur ritmin. Kur desha rinisjen e themelimit të Koalicioni Për Shqipërinë ishte shumë vonë! Filloi Gjëndja e Jashtëzakonshme, pllakosi PLANdemia! I kujtoj skeptikëve dhe atyre që tallen me këtë histori, se sot në mënyrë të papritur gjithë debati politik prej disa muajsh rrotullohet rreth tezave të mia shumë vjeçare mbi Soros dhe kapjen e tij për fyti të gjithë Shqipërisë që po shpopullohet dhe ripopullohet me arabë, afrikanë dhe aziatikë! Pasnesër një rrëfim i plotë live se si më helmuan, me çfarë lloji helmi dhe si më paralajmëruan por edhe si u frikësuan Ata Lart kur shpërtheu lajmi se “Avokatin e kishte helmuar Sorosi!” Dhe një falënderim i pafund për të gjithë ata miq të njohur dhe të panjohur që mu gjendën pranë ato ditë që e kthyen spitalin në aeroport deri sa u morën masa strikte bllokimi  Dhe dhejtra mijë miq që nuk e dija se i kisha në rrjetet sociale që me revoltën e tyre krijuan kaq shqetësim Lart.. P.s. Për ata që tallen me këto muhabete se nuk ka fakte, pyetini se a ju gjet ndonjë gjurmë helmimi 4 turistëve rusë në Qerret dhe hajde ballafaqohemi pastaj!"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat