Është identifikuar dhe arrestuar autori i vrasjes dhe plagosjes në Elbasan.
Mbrëmjen e sotme mbeti i vrarë Florenc Kovaci dhe u plagos rëndë vëllai i tij Mikele Kovaci.
Policia gjatë operacionit për kapjen e tij gjeti edhe mjetin mprehës që i mori jetën 28 vjeçarit dhe plagosi vëllain e viktimës 19 vjeç.
Autori e ka pranuar autorësinë e vrasjes e plagosjes.