Qëlluan me armë në ajër duke terrorizuar banorët në mesnatë dhe i ikën policisë, arrestohen autorët

Shqipëria

Qëlluan me armë në ajër duke terrorizuar banorët në mesnatë dhe i ikën policisë, arrestohen autorët

Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 11:14
Foto ilustrim

Gjashtë persona janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi kanë qëlluar me armë në ajër duke terrorizuar banorët në Yzberisht.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Moskallëzim i krimit” e kryer në bashkëpunim të shtetasve I(Z). A, 50 vjeç, Y. H, 45 vjeç, A. Sh, 31 vjeç, E. D, 18 vjeç, M. D, 21 vjeç dhe J. K, 25 vjeç.

Arrestimi i tyre u bë pasi rreth orës 23:30, të datës 05.11.2021, ka ardhur një telefonatë në sallën operative që në Yzberisht, ka të shtëna me armë zjarri. Sherbimet e Policisë menjëherë kanë vlerësuar informacion dhe sapo kanë mbërritur në vendngjarje kanë konstatuar shtetasit e lartpërmenduar duke u larguar me vrap me të parë ardhjen e policisë.

Gjithashtu, gjatë tentativës për t’u larguar kanë hedhur një armë zjarri e dyshuar pistoletë, e cila dyshohet se i përket shtetasit I(Z), A. Nën drejtimin e Prokurorisë punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat