Gati hodhi në greminë gazetarët! Gledis Nano pezullon efektivin e policisë

Shqipëria

Gati hodhi në greminë gazetarët! Gledis Nano pezullon efektivin e policisë

Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 21:43
Gledis Nano pezullon efektivin e policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka njoftuar pezullimin nga detyra të efektivit Sh.T. i cili shtyu 2 gazetarët, përfshi atë të Top Channel, Anila Hoxha, duke i rrëzuar në një terren të vështirë teksa raportonin për gjetjen e trupit të biznesmenit Ruzhdi Hoxha, të zhdukur prej 2 javësh.

Në lidhje me incidentin e ndodhur gjatë pasditen së sotme me disa gazetarë, në Qafë Mollë, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë ka pezulluar menjëherë nga detyra punonjësin e policisë Sh.T.

Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, ka urdhëruar Drejtorinë e Standarteve Profesionale në Policinë e Shtetit për nisjen e menjëhershëm të hetimit administrativ me qëllim sqarimin e rastit.

Policia e Shtetit i konsideron marrëdhëniet me median si prioritare në funksion të mirë-informimit të publikut dhe është e vendosur për të ndëshkuar çdo punonjës police që performon sjellje të pahijshme duke shpërdoruar detyrën në dëm të imazhit të Policisë së Shtetit dhe cënimit të marrëdhënieve me mediat e qytetarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat