Zëvendëskryeredaktori i gazetës ‘Panorama’, Aristir Lumezi ka komentuar situatën në kampin blu. I ftuar në rubrikën “Opinion” në Neës 24 ai tha se situata brenda kampit blu vjen duke u agravuar.
Sipas tij Basha ka vetëm një zgjedhje: Zgjedhjen ia japin dokumentat e statutit dhe nëse ai i qëndron strikt statutit çdo gjë është në rregull.
“E zorshme që të parashikojmë zgjidhjen. Ajo që shohim çdo ditë është se situata brenda kampit blu vjen duke u agravuar, mbase nga 11 dhjetori, data kur është thirrur kuvendi. Duke parë kundërshtime nga zoti Basha dhe të tjerë drejtues, duket se do të ketë pikë kundërshtish. Do shkonim në një situatë qesharake nëse militantët të rrethojnë PD-në dhe kërkojnë mbledhjen e Kuvendit. Lulzim Basha është kryetari i zgjedhur legjitim . Një fakt që edhe Berisha e ka certifikuar. Basha ka vetëm një zgjedhje: Zgjedhjen ia japin dokumentat e statutit. Nëse ai i qëndron strikt statutit çdo gjë është në rregull. Situata merr nuanca komike. Vetë demokratët, deputetë, delegatë të Këshillit duhet të kenë një lloj vetëdije se ku i çon kjo gjendja demokratët. Ata janë të ndarë në kampe dhe e nesërmja nuk dihet si do të jetë. Është çështje e një vetëdije nëse kanë interesa për partitë apo interesa personale. A
mbasadorja amerikanë e tha qartë dje që nuk mbështet asnjë parti apo individ që është shpallur non grata. Nëse Berisha inicion marrjen e partisë, ke shkëputur marrëdhëniet me SHBA-të. Ky është një absurd. Kemi precedentë negativë me marrëdhëniet me SHBA-të. Statuti është shkelur gjatë kohës që Berisha drejtonte PD-në. Mundet edhe të kemi një kryesi jashtë kryesisë së PD-së duke thënë që shumica e kryesisë e miratoi mbledhjen. Por Basha si kryetar nuk e njeh këtë Kuvend. Vendimi non grata nuk është vetëm për Berishën, ka edhe të tjerë në të gjithë botën.
Është çështje mentatliteti nga nis e gjithë kjo rrëmujë. Është goditur Partia Demokratike dhe opozitarizmi. Ka një goditje për shkak të Berishës që në vend të mendonte për partinë mendoi si të mbante një cadër mbrojtëse ndaj sulmit. Nëse do e gjykata si qytetar nuk më intereson fati i asnjë partie. Nëse nuk fillon procesi i goditjes së korrupsionit ne do të mbetemi brenda disa tifozllëqeve të sëmura që nuk na bëjnë europianë”- tha ai.