Kthjellime, por temperatura në rënie, parashikimi i motit për ditën e sotme

Shqipëria

Kthjellime, por temperatura në rënie, parashikimi i motit për ditën e sotme

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 08:00
Ilustrim

Ditën e sotme do të vijojnë prezente masat ajrore verilindore duke diktuar në territorin shqiptar mot kryesisht të kthjellët por të ftohtë, sipas MeteoAlb.

Orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash të lehta ku më të dukshme vranësirat paraqiten në zonat malore, kryesisht në Alpet e Shqipërisë. Ky stabilitet i atmosfëres do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante por një rënie të lehtë do të këtë mesdita duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 23°C.

Era do të fryjë e lehtë  me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Lindor-Juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Rajoni dhe Europa

Pjesa me e madhe e kontinentit të Europës do te diktohet nga masa ajrore të qëndrueshme duke bërë që moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta të jenë dominante.

Përjashtim bëjnë: Europa veriore dhe ishujt britanikë ku reshjet do te jenë prezente si pasoje e zhvillimit të  ciklonit të Islandës. Po ashtu, me reshje shiu e dëbore do të mbetet situata e motit në Europën Lindore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat