Sekuestrohet autoboti me gaz, arrestohet 56-vjeçari nga Fieri. Dyshohet se e tregtonte kontrabandë

Shqipëria

Sekuestrohet autoboti me gaz, arrestohet 56-vjeçari nga Fieri. Dyshohet se e tregtonte kontrabandë

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 14:38
Foto ilustrim

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 56-vjeçar banues në Fier administrator i një subjekti, pasi dyshohet se shiste pa faturë tatimore, gaz të dyshuar kontrabandë.  

Blutë bëjnë me dije se u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehje e të ardhurave”, i shtetasit N. V., 56 vjeç.

Gjithashtu u sekuestrua një autobot me një sasi gazi të lëngshëm.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat