Në kërkim për ‘shpërdorim detyre’, arrestohet ish-shefi i policisë në Sarandë

Shqipëria

Në kërkim për ‘shpërdorim detyre’, arrestohet ish-shefi i policisë në Sarandë

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 09:59
Foto ilustrim

Një ish-shef policie ka rënë në prangat e policisë së Sarandës, pasi ishte shpallur në kërkim për shpërdorim detyre.

Bëhet fjalë për Adrian Nuhën, 64 vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendimin e datës 09.07.2021, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Ish-polici iu dorëzua Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat