“Simboli i të fjeturit gjumë”/ Kryebashkiaku i Himarës hidhet në aksion pas vërejtjes së Ramës

Shqipëria

“Simboli i të fjeturit gjumë”/ Kryebashkiaku i Himarës hidhet në aksion pas vërejtjes së Ramës

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 18:54
Foto

Hedhja e mbeturinave në vende të papërshtatshme është shtrirë pothuajse në të gjithë vendin. Kryebashkiaku i Himarës, i cili u cilësua si “simboli i të fjeturit gjumë” nga kryeministri, është hedhur në aksion pas vërejtjes së Ramës dhe ka dërguar ekipin për të pastruar rrugën nacionale Himarë-Sarandë.

Nga fotografitë duket se është mbushur vendi me mbeturina dhe për këtë ka reaguar ashpër kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro duke thënë “Nëse njihni dikë që ka pirë birra, apo ka ndërruar mobiljet, na njoftoni se do ia çojnë në shtëpi.”

Ndër të tjera thekson se këto problematike nuk marrin zgjidhje vetëm me aksione, ndaj duhet ndërgjegjësim për të mbajtur pastër ambientin. Ndërsa në fotografitë e publikuara në rrjete sociale, tregon se ka nisur menjëherë punën për pastrimin e zonës së ndotur nga inertet.

“Nëse njihni dikë që ka ndërruar këto ditë mobiljet e shtëpisë. Apo që ka pirë një kuti me birra… Ju lutem na ndihmoni me kontaktin që ta gjejmë! Kjo sepse i ka lënë në mes të vendit dhe punonjësit e Bashkia Himarë mund t’ju sjellin sërish tek shtëpia. Për herës tjetër gjithmonë pasi me aksionet intensive të këtyre ditëve, i kemi depozituar aty ku duhet

Rastet e hedhjes së mbeturinave pa kriter në Bashkinë Himarë, më saktë në një Bashki ndoshta për “guiness” për sa i përket gjatësisë bregdetare, relievit, shpërndarjes dhe mundësive të pakta si një Bashki jo “e madhe”, janë shumta. Nga inertet deri tek sendet e shtëpive, njerëz të ndryshëm, subjekte tregtare deri tek kalimtarët apo turistët sezonal, janë problematika që nuk marrin zgjidhje vetëm me aksione.

Duhet ndërgjegjësim, duhet bashkëpunim. E përsëris, dhe më duhet ta ripërsëris: Himara fillon në Qafën e Llogarasë dhe përfundon në hyrje të Sarandës. Fillon në Bashkinë Selenicë dhe përfundon kufi me Bashkinë Tepelenë në Lumin e Vlorës. Mundohuni të na ndihmoni se paku duke na mirëkuptuar që Himara nuk eshtë vetëm Dhërmiu apo Palasa… ”, shkruan Goro në rrjete sociale.

Reagmi i tij i menjëhershëm vjen pasi kryeministri Edi Rama nuk i kurseu kriktikat ndaj tij, lidhur me menaxhimin e mbetjeve urbane. Kreun e Bashkisë së Himarës, Jorgo Goron e cilësoi si shembullin më të keq në këtë drejtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat