Lule në bankën ku ulej Mateo/ Shokët e klasës nderojnë vogëlushin, mësuesja në lot para klasës

Shqipëria

Lule në bankën ku ulej Mateo/ Shokët e klasës nderojnë vogëlushin, mësuesja në lot para klasës

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 12:26
Pamje nga video

Një fëmijë 8-vjeçar, krejtësisht i pafajshëm, ka munguar mëngjesin e kësaj të mërkure në Shkollë.

Mateo Vasiu duhej të ulej në bankën e tij, si çdo ditë, por 38-vjeçari Klodian Çalameni i ndërpreu atij jetën në mes, pa e filluar akoma.

Në kujtim të shokut të tyre, nxënësit e klasës së tretë në shkollën “Thanas Ikonomi” në fshatin Greçalli kanë vendosur një tufë me lule mbi bankën e tij. Vdekja e Mateos ka prekur të gjithë shqiptarët, por aspak të lehtë nuk e ka pasur as mësuesja e tij kujdestare.

E ndodhur përballë një tufë lulesh në bankë në vend të nxënësit të saj, ajo nuk mundet t’i mbajë lotët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat