“Po më sulmoni në mënyrë harbute”/ Evi Kokalari shpërthen e revoltuar

Shqipëria

“Po më sulmoni në mënyrë harbute”/ Evi Kokalari shpërthen e revoltuar

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 19:27
Evi Kokalari

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari ka ndarë në rrjetet sociale një status të demokratit Ednri Hasa, i cili ngre alarmin se gratë demokrate po sulmohen dhe fyhen.

Kokalari shkruan se Endri Hasa ka folur shumë saktë, por i kërkon që t’iu shpjegojë të gjithëve sulmet që i kanë mbërritur muajt e fundit aktivistes.

“Endri Hasa, shumë saktë ke folur. Tashti shpjegohu pak për të gjithë ata që vërsulët ndaj meje. Gjithashtu, shpjegohu pak për sulmet shumë mujorshme të Desada Metës e disa të tjerëve që çfarë nuk ka thënë për mua personalisht, sulme që janë bërë dhe në Facebook & në Twitter.

Por për tekstin e Dritan Demiraj që Lulzim Basha ju ka dërguar privatisht shumë individëve dhe që ishte e mbushur me gënjeshtra dhe shpifje skandaloze kundrejt meje, çfarë mund të thoni?

Boll me këtë hipokrizi!! Një muaj rrjeshtë më keni sulmuar në mënyrat më harbute. Diferenca është që unë kam koshiencë të pastër. Ju dhe z.kryetarët tuaj jeni të qelbur kokë & këmbë.

Një shprehje e urtë popullore thotë: “Mos gjuaj me gur nëse jeton në shtëpi xhami.””, shkruan Kokalari.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat