Avokati: Dënim me vdekje në Shqipëri nuk ka. Të vrasësh një fëmijë është e rëndë

Shqipëria

Avokati: Dënim me vdekje në Shqipëri nuk ka. Të vrasësh një fëmijë është e rëndë

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 21:12
Saimir Visha

Familjarët e 8-vjeçarit të vrarë në mënyrë shtazarake në Fier, të mbështetur dhe nga banorët e këtij qyteti kërkojnë rikthimin e dënimit me vdekje në Shqipëri, si e vetmja masë për të vënë drejtësi dhe për të kursyer viktima të tjera.

Avokati Saimir Visha në një lidhje të drejtpërdrejtë me Ora News, me gazetaren Matilda Mcini u shpreh se dënim me vdekje në Shqipëri nuk mund të ketë për sa kohë aderojmë drejt familjes evropiane.

Visha: Nëse ne do mendojmë për të hyrë në Evropë nuk ka më dënim me vdekje, por dënimi me 35 vite burg është dënim i ashpër.

Duke bërë krahasimin me SHBA, e cila e ka në funksion dënimin me vdekje, zoti Visha thotë se  nuk çon në minimizim të krimit.

Visha: Ne jemi shoqëri civile, duhet të ngremë zërin para pushtetit lokal, organeve ligj-zbatuese për të marrë masat dhe për të parandaluar veprime të tjera kriminale. Dënim me vdekje në Shqipëri nuk ka, por autori do të marrë burgim të përjetshëm.

Ka qenë në pikëpyetje të madhe nëse mund të parandalohej ky krim makabër apo jo, duke marrë parasysh edhe jetën e 38-vjeçarit Çalamani i cili rezultonte me 2 precedentë penalë të mëparshëm.

Avokati Visha u shpreh se edhe sistemi i drejtësisë ka fajet e veta.

Visha: Duhet një koordinim midis organeve ligj-zbatuese në momentin që dikush del nga burgu apo gjyqtari që e nxjerr nga burgu, apo prokurori që jep mendimin e tij, apo bashkia duhet të ndërtojnë një regjistër për t'i treguar shoqërisë të kenë kujdes nga persona me probleme psiqike. Të vrasësh një fëmijë, femër apo një grua për mendimin tim ke probleme të rënda psiqike. Problemi është që këto ngjarje të rënda që kanë ndodhur mos ndodhin më. Të vrasësh një fëmijë me lopatë në kokë, unë jam avokat, dorëzohem! Është ngjarje e rëndë që nuk ka emër.

Avokati më tej shtoi se problemi se të gjithë personat që lirohen, duhet të regjistrohen në një regjistër në mënyrë që edhe në komunitetin ku jetojnë të jenë të regjistruar dhe banorët duhet ta dinë që ky persona ka qenë në burg për marrëdhënie seksuale apo për veprime të turpshme.

"Familja shqiptare sot është në traumë."

Visha u shpreh se asnjëherë nuk është vonë që strukturat të zgjohen dhe të bashkëpunojnë që nesër të evidentohen raste të tilla. Këtu ka përgjegjësi dhe pushteti lokal dhe organet ligj-zbatuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat