Shtëpitë e padëmtuara, banorët: Duam shtëpitë në lagjet tona, nuk zhvendosemi nga lagjia jonë

Shqipëria

Shtëpitë e padëmtuara, banorët: Duam shtëpitë në lagjet tona, nuk zhvendosemi nga lagjia jonë

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 15:45
Pallati 66 në rrugën "Aleksandër Moisiu"

Banorët në pallatin 66 në rrugën "Aleksandër Moisu" në kryeqytet thonë se nuk janë dakord me vendimin e Bashkisë Tiranë  që pallatet e tyre të shemben.

Ato gjithashtu kërkojnë nga Bashkia të mos i largojë nga lagjia e tyre dhe nëse vendos ti shembë.

Ky është pallati 66 në rrugën "Aleksandër Moisiu" në kryeqytet.

Pas tërmetit të 2019, inxhinierët vlerësuan se është i pabanueshëm.

"Nga 26 nëntori është vendosur të shpërbngulemi në shtëpi me qira".

Banorët  thonë se nuk janë dakord me vendimin e Bashkisë së Tiranës që pallatet e tyre të shemben.

"Bashkisë i them mos u afro, shtëpia jonë nuk është për tu shembur."

Thonë se pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, shtëpitë e tyre i kanë rikonstruktuar.

"E kam rregulluar, nuk luaj nga këtu."

Ata gjithashtu kërkojnë nga Bashkia të mos i largojë nga lagjia e tyre dhe nëse vendos ti shembë.

"Dua të vijnë dhe të shikojnë gjendjen e pallatit, këresat e banorëve. Dua që kur të prishet pallati, të mbarojë ndërtimi të vij prapë këtu."

"Dua metrat katrorë që kam këtu ku jemi."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat