Polici u arrestua se bëri s*ks me një 13-vjeçare/ Dalin detaje të reja, ja kush është personi tjetër i përfshirë

Shqipëria

Polici u arrestua se bëri s*ks me një 13-vjeçare/ Dalin detaje të reja, ja kush është personi tjetër i përfshirë

Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 12:21
Petraq Rako

Ky është lokali  në Xarrë, në pronësi të Stefan Koloit që në bashkëpunim me punonjësin e Policisë së Shtetit e kishte shndërruar në një bazë të shfrytëzimit të të miturave për prostitucion.

Kur policia ndërhyri në lokalin e Stefan Koloit, aty u gjet vetëm një vajzë, por mësohet se aty janë shfrytëzuar  edhe disa vajza të tjera, mes të cilave edhe të mitura.

Të gjitha viktimat e kësaj veprimtari që ka vijuar për një kohë të gjatë mësohet se vijnë nga familja te varfëra dhe me probleme të theksuara sociale.

Kryeinspektori Petraq Rako, 63 vjeç, sipas hetimit luante rolin e transportuesit të vajzave.

E mitura 13 vjeçare sëbashku me një bashkëmoshataren e saj, sipas burimeve merreshin nga kryeinspektori  çdo pasdite në orën 16:00 dhe silleshin në shtëpi pas orës 22:00.

Prindërit e minorenes jetojnë në kushte të vështira dhe e dinin se vajza punonte në një lokal në Ksamil, ndërsa 13 vjeçarja nga ana tjetër, jetonte e vetme në një shtëpi me qira në Sarandë.

Hetimet mësohet se janë përqëndruar në identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në grupin që shfrytëzonte për prostitucion të miturat.

Gjatë këtij viti në Shqipëri janë zbuluar disa raste tronditesë të abuzimit seksual me të mitura, ndërsa arrestimet për ngacmime seksuale ndaj fëmijëve janë thuajse të përditshme.

Këtë të shtunë, (20 nëntor)   një 58 vjecar u arrestua në Durrës pasi ka përndjekur dhe ka ngacmuar seksualisht një të  mitur 13 vjeçare.

Dy raste të tjera të ngjashme u zbuluan përgjatë të premtes, 19 nentor 2021

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat