Berati ndalon për 1 minutë lëvizjen e mjeteve, shefi i Qarkullimit: Mungesa e sinjalistikës rrugore burim aksidentesh

Shqipëria

Berati ndalon për 1 minutë lëvizjen e mjeteve, shefi i Qarkullimit: Mungesa e sinjalistikës rrugore burim aksidentesh

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 14:47
Foto ilustrim

I gjithë qarkullimi i mjeteve ka ndalur sot për 1 minutë në të gjithë qarkun e Beratit, në përkujtim të viktimave nga aksidentet rrugore.

Situata është monitoruar nga efektivë të policisë rrugore dhe të gjithë drejtuesit e mjeteve fikën makinat dhe mbajtën 1 minutë heshtje për të gjithë ata qytetarë që kanë humbur jetën pas përfshirjes në aksidentet rrugore.

Shefi i Qarkullimit Rrugor të qarkut Berat, Ali Yzeiri ka konfirmuar se edhe pse gjatë këtij viti numri i viktimave të aksidenteve rrugore është ulur në krahasim me një vit më parë, numri i të plagosurve është rritur me 5%.

Yzeiri ka bërë apel të fortë për sistemimin e sinjalistikës rrugore (vertikale dhe horizontale) si dhe vendosjen në rrugë të barrierave, ose siç njihen ndryshe “policat e sheshtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat