Dega e PD në Korçë i përgjigjet Edmond Spahos: Deklarata të pavërteta e dashakeqe, qëllimi përçarja e demokratëve!

Shqipëria

Dega e PD në Korçë i përgjigjet Edmond Spahos: Deklarata të pavërteta e dashakeqe, qëllimi përçarja e demokratëve!

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 15:43
Foto ilustrim

Deputeti i PD, Edmond Spaho ka shkruar në rrjete sociale, se shumica e delegatëve të Degës së Korçës, do të jenë prezent në Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit. 

“Bishti i qenit bisht qeni mbetet. Mashtron nje here dhe pastaj nuk i ndahesh dot mashtrimit gjithe jeten.
Ne mbledhjen e mitrolozit ne Degen e Korces nga 62 anetare qe ka Kryesia e Deges, kane qene prezent rreth 30 persona ne salle.
Them persona pasi sikurse e konfirmojne edhe drejtues te Deges se Korces, mbi 10 veta jane miq e shoke te mitralozit dhe nuk kane te bejne me Kryesine e Deges.
Mund ti numeroni ne fotografite qe ka publikuar mitrolozi dhe qe kujdeset ti marre nga kurrizi qe te mos dallohen fytyrat.
Per kryetaret e grupseksioneve qe kane qene ne mbledhje, ne se mitrolozi desheron, mund ti jap listen emer per emer.
Dega Korce ka 22 grupseksione ne qytet, 10 ne fshat dhe 1 ne Pustec, gjithesej 33 grupseksione. 

Mesatarish cdo grupseksion ka 8-10 delegate. Nga 33 kryetare grupseksionesh vetem 12 prej tyre ishin ne mbledhje, 21 te tjere nuk kane marre pjese.
Nga 12 kryetare qe ishin ne mbledhje, nja kater do i lene leckat mitrolozit dhe do vine ne Kuvend ne 11 Dhjetor se bashku me delegatet e grupseksioneve te tyre.
Kush eshte i zoti ne aritmetiken elementare, i ben llogarite se sa delegate nga Korca do vine ne 11 Dhjetor ne Kuvend. Ama jo 7 x 7 bejne 47.
Akoma me tragjike e ka mitrolozi gjendjen ne vendlindjen e tij, ne Degen Maliq.
Ne takimin e kryesise qe u perpoq te organizoje i erdhen vetem 13 vete. Nga keta, 6 i kishte kunder, 4 pro dhe 3 nuk diskutuan. 

Nga 10 kryetare grupseksionesh qe ka Dega Maliq, ne takim ishin vetem 3. Nga keta 3 qe shkuan ne mbledhje, 2 kane firmosur formularin per Kuvendin ne 11 Dhjetor. Vetem babai i mitrolozit nuk ka firmosur.
Ne total nga 10 kryetare grupseksionesh ne Maliq, 9 prej tyre se bashku me delegatet e grupseksioneve qe drejtojne, do jene ne Tirane me 11 Dhjetor.
Mitroloz lufta do burra por do dhe fisheke. Ti fisheke nuk ke vetem ben zhurme. Per burrerine c’te te them?
Mirupafshim ne 11 Dhjetor. Te presim te vish ne Kuvend”,
shkroi Spaho.

Nga ana tjetër, nuk ka vonuar reagimi i Degës së PD në Korçë. Përmes një njoftimi në rrjete sociale ata e cilësojnë dashakeqe reagimin e Spahos dhe thonë se ka si qëllim manipulimin dhe përçarjen e demokratëve. 

Reagimi i Degës së PD në Korçë:

drejtuesit politik të Qarkut Korçë Edmond Spaho. 

Deklaratat e drejtuesit politik të Korçës, Edmond Spaho, në lidhje me mbledhjen e Kryesisë së Degës së PD Korçë janë të pavërteta, keqinformuese dhe keqdashëse. Përmes mashtrimit të qëllimshëm, deklaratat e zotit Spaho synojnë manipulimin e publikut dhe përçarjen e demokratëve.

Ditën e Shtunë, Dega e PD-së Korçë, mblodhi Kryesinë, me kuorum sipas statutit, të verifikuar me apel dhe të protokolluar në librin e protokollit të mbledhjes, për të diskutuar rreth Vendimit të Kryesisë të PDSH-së nr.139 dhe për situatën politike aktuale. 

Mbledhja do te kishte qenë një rutinë e punës sonë 30 vjeçare, nëse drejtuesi politik i qarkut nuk do të kishte mbajtur qendrim spekulues dhe fyes ndaj shumicës së anëtarëve të kryesisë së degës Korçë. Në respekt të votuesve korçarë, por edhe të demokratëve dhe qytetarëe që ndjekin me shqetësim zhvillimet në PD, deklarojmë me përgjegjësi se kryesia e Degës Korçë nuk ka patur asnjëherë 62 vetë dhe se dega nuk ka patur kurrë 33 Grup Seksione. 

Zoti Spaho e di shumë mirë që numri i delegatëve për Kuvendin Kombëtar nuk vendoset me mesatare. Ai e di shumë mirë se të gjithë anëtarët e kryesisë kanë mandat të ligjshëm dhe nuk mund t’ua vërë në diskutim askush për interesa personalë. 

Të jësh pakicë nuk do të thotë së faktet duhen manipuluar dhe e vërteta duhet fshehur. Të punosh kundër interesit të burrave dhe grave që kanë bërë gjithçka per PD dhe kanë zgjedhur zotin Spaho disa herë deputet, do të thotë t’i vendosësh kryq sakrificës së demokratëve. Nëse Edmond Spaho do të kishte investuar në fushatë kaq shumë energji sa keta 2 muajt e fundit, Korça do të kishte fituar të paktën 6 mandate deputetësh! 

Me qendrimet keqinformuese, që deformojnë të vërtetën dhe realitetin e PD në Korçë, zoti Spaho bën mirë të rishikojë pozicionin e tij si Drejtues Politik dhe deputet i Qarkut Korçë. Demokratët nuk përfaqësohen me mashtrime për interesa perosnalë , por me punë, integritet dhe përkushtim në betejën e vetme kundër regjimit të Edi Ramës dhe rikthimit të PD në pushtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat