​Shqipërisë i shtohet edhe një ambasadë, ajo e Paqes për Ballkanin

Shqipëria

​Shqipërisë i shtohet edhe një ambasadë, ajo e Paqes për Ballkanin

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 16:07
Foto nga vendi i ngjarjes

Në Tiranë është inauguruar Ambasada e Paqes për Ballkanin, ku u tha se ky aset i çmuar do tw shwrbej për të kontribuar sa më shumë për rritjen e miqësisë dhe bashkëpunimit midis popujve të rajonit, si dhe për të ndihmuar në forcimin dhe ruajtjen e paqes në Ballkanin Perëndimor.

Në inaugurimin e kësaj ambasade morën pjesë liderë e misionarë të paqes nga Kosova, Maqedonia, Kroacia dhe vende tjera, Mali i Zi, Bosnje dhe vende tjera.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj falënderoi ish presidentin Moisiu për këtë organizim, duke thënë se ka qenë motiv në moment

Veliaj: Ambasadën më të rëndësishme në Ballkan

“Ndoshta ambasadën më të rëndësishme në Ballkan, që është ambasada e paqes. Në një Ballkan që ka kaluar ditë të vështira, ka kaluar sfida të jashtëzakonshme, ka përjetuar luftëra të përgjakshme dhe kur e shikon sa pak jemi për t’u copëtuar, grindur e luftuar, është koha për reflektim...dhe shpresoj shumë që ky simbol fizik i paqes të jetë një epiqendër e komunikimit dhe bashkëpunimit, të jetë një epiqendër e lidhjes së rrjetit të misionarëve të paqes në gjithë Ballkanin“, ka thënë ai.

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu ambasada e paqes do të jetë një aset i çmuar për kredibilitetin e tyre dhe t’i shërbej edhe aktiviteteve ndërkombëtare.

Moisiu: Ambasada e Paqes do të jetë qendër e aktiviteteve për paqe në Shqipëri dhe Ballkan

“Ambasada e Paqes do të jetë qendër e aktiviteteve për paqe në Shqipëri dhe Ballkan. Për të promovuar vlerat e familjes, lidershimin dhe qeverisjen e mirë, edukimin dhe trajnimin e të rinjve, të dashurisë për dijen, njerëzit dhe kombin. Për të kontribuar sa më shumë për rritjen e miqësisë dhe bashkëpunimit midis popujve të rajonit tonë, si dhe për të ndihmuar në forcimin dhe ruajtjen e paqes në rajonin tonë“, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat