Sali Berisha mesazh Ramës dhe Bashës: Më 11 Dhjetor do marrin përgjigjen më të hidhur që mund të ketë marrë dikush në 30 vite

Shqipëria

Sali Berisha mesazh Ramës dhe Bashës: Më 11 Dhjetor do marrin përgjigjen më të hidhur që mund të ketë marrë dikush në 30 vite

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 17:42
Sali Berisha

Foltorja e demokratëve është zhvendosur pasditen e sotme, 23 nëntor në qytetin e Matit ku u prit me entuziazëm dhe brohoritje nga demokratët e Burrelit.

Zoti Berisha dhe të pranishmit në sallë mbajtën 1 minutë heshtje në nder të viktimave nga aksidenti tragjik i ndodhur mëngjesin e sotëm në Bullgari ku humbën jetën 46 persona.

Ish-lideri i PD-së, Sali Berisha u shpreh se firmat e mbledhura i dhanë PD-së një mundësi për të qenë më e bashkuar se kurrë.

Berisha: Mbështetja juaj do themelojë më 11 dhjetor pluralizmin shqiptar. 11 dhjetori vjen në Shqipëri si data e kurorëzimit të mrekullisë së dytë më të madhe shqiptare që nga viti '90, e rithemelimit të PD-së. Ata që menduan se erdhi fundi i pluralizmit në Shqipëri, ata që menduan se narko-shteti do të jetë e sotmja dhe e ardhmja e shqiptarëve, ata që menduan t'i shkatërrojnë shqiptarëve forcën e idealeve dhe lirisë gabuan rëndë. Edi Rama merr më 11 dhjetor përgjigjen më të hidhur që mund të ketë marrë kush në këto 30 vite. Pengu i tij Lulzim Basha, i cili është futur në lojën më të rrezikshme, në atentat ndaj lirisë së shqiptarëve dhe pluralizmit do të arkivohet në arkivat e turpit të historisë së këtij vendi. Mafia e George Sorors që bëri për të shndërruar opozitën në një ministri të narko-shtetit do të dështojë në turp dhe këtë dështim e mirëpret Shqipëria, forcat konservatore në Shqipëri, SHBA e kudo në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat