Testohen 50 efektivët e parë për drogë/ Grupet zgjidhen në mënyrë ‘blic’

Shqipëria

Testohen 50 efektivët e parë për drogë/ Grupet zgjidhen në mënyrë ‘blic’

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 11:49
Testohen 50 efektivët e parë për drogë/ Grupet zgjidhen në mënyrë ‘blic’

50 efektivë nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër i janë nënshtruar testit të drogës në një laborator privat

Ky zhvillim vjen 2 ditë pas marrjes së vendimit nga Drejtori Gledis Nano dhe nënshkrimit të marrëveshjes me një laborator privat.

Për efektivët që rezultojnë pozitiv në përdorimin e substancave narkotike, merret menjëherë masa e përjashtimit nga radhët e policisë, ndërsa në varësi të rastit nis edhe ndjekja penale.

Ky testim do të zhvillohet përmes caktimit të grupeve të përzgjedhura, të panjoftuara më parë dhe do të jetë periodik, e për rastet e dyshuara pavarësisht se në testimin e parë mund të rezultojnë negativ, testimi përsëritet brenda një periudhe të shkurtër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat