68-vjeçari që u gjet i vdekur, është babai i Beqirajt që u vra në vitin 2017 nga shoku i tij

Shqipëria

68-vjeçari që u gjet i vdekur, është babai i Beqirajt që u vra në vitin 2017 nga shoku i tij

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 20:43
Kreshnik Beqiraj

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në Fier.

Një  68-vjeçar është gjetur i pajetë në lagjen “Kastriot”, Mysteak Beqiraj jetonte i vetëm dhe sipas hetimeve paraprake, dyshohet për vdekje natyrale pasi 68-vjeçari vuante nga një sëmundje tumoriale.

68 vjeçari Mysteak Beqiraj ishte babai i Kreshnik Beqirajt, i cili u gjet i vrarë më 20 Qershor të vitit 2017.

Kujtojmë se Kreshnik Beqiraj u gjet i vrarë dhe i copëtuar me 20 qershor 2017 në një kanal në  Daullas te Fierit. Ai u vra nga shoku i tij, Albert Zekaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat