Dosja ndaj Saimir Tahirit dhe Jaeld Çelës rikthehet në Gjykatën e Apelit

Shqipëria

Dosja ndaj Saimir Tahirit dhe Jaeld Çelës rikthehet në Gjykatën e Apelit

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 09:13
Saimir Tahiri

Dosja ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe Jaeld Çelës është rikthyer në Gjykatën e Apelit.

Dosja është dorëzuar në Apel nga Gjykata e Lartë, dhe çështja do të rigjykohet edhe njëherë nga gjyqtarët e Apelit të Posaçëm.

Ditën e sotme pritet që të hidhet shorti ndërsa ditët në vijim do të vendoset dhe data kur do të do zhvillohet seanca ndaj Tahirit dhe Çelës.

Kujtojmë se ish ministri Saimir Tahiri u dënua me 5 vite burg nga Shkalla e Parë, vendim i cili u konvertua në 3 vite shërbim prove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat