Pas përkeqësimit të motit ndalohet dalja në det e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit

Shqipëria

Pas përkeqësimit të motit ndalohet dalja në det e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 10:28
Foto ilustrim

Përkeqësimi i motit ka bërë që të ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës. Ndërsa anijet pasagjere dhe të tjerat nuk kanë kufizimi.

Duke nisur nga dita e sotme, deri në fund të muajit parashikohet mot me reshje dhe erëra të forta në gjirin e Vlorës.

Në  drejtimin  Jug-JugLindje  dhe  Jug-JugPerëndim  është forca  4-5 ballë  brenda  gjirit  të  Vlorës  dhe  jashtë  gjirit  të  Vlorës  në  forcën  6-7 ballë ,10-15m/s  deri në  7-8 ballë/  15-20m/s  dhe  lartësi dallgë  nga  1.50  deri  3.50  metra.

Përmirësimi i situatës meteorologjike në  gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës  30.11.2021 në orën 12:00.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat