Qerim Ismaili në Gjykatë, kryebashkiaku i Mallakastrës kërkon gjykim të shkurtuar

Shqipëria

Qerim Ismaili në Gjykatë, kryebashkiaku i Mallakastrës kërkon gjykim të shkurtuar

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 14:22
Qerim Ismaili

Kryebashkiaku i Mallakastrës kërkon gjykim të shkurtuar. Ismaili akuzohet se falsifikoi formularin e dekriminalizimit. Sipas Prokurorisë, i zgjedhuri është dënuar me 3 vjet në Greqi.

Kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismaili kërkon në Gjykatën e Posaçme gjykim të shkurtuar në procesin ku u dërgua nga SPAK me akuzën e falsifikimit të formularit të dekriminalizimit.

Ditën e sotme, në Gjykatë është mbajtur seanca e paraprake ku Prokuroria kërkoi kalimin e çështjes për gjykim.

Vetë i pandehuri Qerim Ismaili nuk ishte i pranishëm në Gjykatë pasi kishte zgjedhur të përfaqësohej nga avokati mbrojtës.

Seanca e radhës e këtij procesi u caktua në 3 dhjetor.

Hetimet ndaj kryebashkiakut të Mallakastrës filluan me denoncim nga Partia Demokratike, ndërkohë që Prokuroria e Përgjithshme ka arritur në përfundimin se i zgjedhuri vendor ka qenë i dënuar me tre vite burg në Greqi.

Këtë fakt, sipas Prokurorisë, Ismaili nuk e kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat