Shpërdorim i fondeve publike, bashkia bën për herë të dytë rrugën e bulevardit "Migjeni"

Shqipëria

Shpërdorim i fondeve publike, bashkia bën për herë të dytë rrugën e bulevardit "Migjeni"

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 15:08
Foto ilustrim

Një vit më parë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u mburr para qytetarëve me cilësinë e punimeve në bulevardin Migjeni në Yrzberisht. Por një vit më pas, i gjithë investimi i 12 muajve më parë është hedhur në kosh, pasi rruga është rihapur nga themelet për shtrimin e tubacioneve të cilat siç duket pushteti vendor i kishte harruar. Banorët e zonës thonë se punimet kanë krijuar vështirësi në lëvizje dhe janë shpërdorim i pastër i fondeve publike.

Në Janar të 2020 Kryetari i bashkisë Erion Veliaj inspektoi punimet për bulevardin e Ri Migjeni.

"Nuk besoj ka një mënyrë më të mirë për ta kujtuar Tiranën 100 vjet kryeqytet e sa hapja e Bulevardit të Kasharit," u shpreh Veliaj.

Punimet i konsideroi cilësore dhe me stadard të lartë, por kur kanë kaluar vetëm pak më shumë se një vit siç mund ta shikoni kanë rinisur sërish.

Punimet jocilësore e kanë kthyer në të zakonshme situatën kur për një hark të shkurtër kohor investimi bëhet sërish, duke shpenzuar të tjera para nga buxheti, pasi konstatohen probleme apo punë të pa përfunduara mirë.

Qytetarët thonë se gjithë barra financiare bie mbi ata si  taksapagues.

"Nuk është e para herë, as e fundit. Gjithmonë bëjnë projekte vetëm për luster dhe fillojnë i prishin për së dyti."

Qytetarët kanë një porosi për kryetarin e bashkisë Veliaj dhe kryeministrin për menaxhim më të mirë të punimeve.

"Patjetër se në taksat tona, të popullit bien këto. Kryeministri duhet ta shohë edhe më mirë këtë punë."

Bulevardi Migjeni, u hap për qytetarët me 4 korsi lëvizje, dy korsi parkimi,trotuare të gjerë dhe korsi biçiklete në të dyja krahët.

Por pa kaluar një vit, bashkia është kujtuar për hapjen e këtij kanali për mbylljen e punëve të papërfunduara në investimin e parë. Përveç kostos shtesë në buxhet, kryerja e punimeve në këtë kohë është kthyer në shqetësim për banorët e zonës të cilët nuk kanë ku të kalojnë ndërkohë që balta është përhapur në gjithë zonën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat