2 vite nga tërmeti i 26 nëntorit/ PD, Xhaferaj: Rama dështoi me rindërtimin

Shqipëria

2 vite nga tërmeti i 26 nëntorit/ PD, Xhaferaj: Rama dështoi me rindërtimin

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 14:47
Ferdinand Xhaferaj

Partia Demokratike e Durrësit, nëpërmjet kryetarit të saj, Ferdinand Xhaferaj deklaron se ende pa dy viteve nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, qeveria ka dështuar me rindërtimin.

"Rama ka deshtuar me rindertimin, sepse në 14 Dhjetor te 2019 do të deklaronte se deri ne Qershor te 2021 do të merrte fund procesi i rindërtimit. Por, ndërsa kanë qenë rreth 6000 familje me bonus qeraje aktualisht sot marrin bonus qeraje 3800 familje", shprehet Xhaferaj.

Deklarata e tij:

Kur u mbushën dy vite nga tërmeti i 26 nentorit, evidenca dhe realiteti jane pasqyrat ku perplasin dhe dalin të vërtetat e rilindjes me rindërtimin.

I vetmi “sukses” i kryeministrit Rama me rindertimin eshte se ja kane arritur te fshehi personat pergjegjes. Është e dokumentuar tashmë që nen mbrojtjen e Ramës askush nuk ka mbajtur përgjegjësi. Rama ja ka borxh Durrësit që të vij e të thotë se pallatet u rrafshuan urgjentisht dhe asgje nuk është bërë sepse ska qënë shqetësimi të ribëheshin pallatet, por vetëm si të zhdukeshin gjurmët dhe evidenca e shkelësve të ligjit. Edhe në një fatkeqsi natyrore, Rama i deshmoi shqiptareve se ligji nuk vlen njësoj për të gjithë.

Rama ka dështuar me rindërtimin, sepse në 14 Dhjetor te 2019 do të deklaronte se deri ne Qershor te 2021 do të merrte fund procesi i rindërtimit. Por, ndërsa kanë qenë rreth 6000 familje me bonus qeraje aktualisht sot marrin bonus qeraje 3800 familje.

Pra, kemi 3800 familje që akoma se kanë të zgjidhur problematikën e tërmetit.
Rama ka dështuar me rindërtimin, sepse faktet tregojnë se kanë qenë 36 pallate DS5 dhe 124 pallate DS4 që konsiderohen të dëmtuara shumë rëndë.

Aktualisht po punohet vetëm në 11 pallate DS4 dhe janë në proces gare 13 pallate që presin te financohen. Pra, nga 160 objekte DS4 dhe DS5 ka filluar puna vetem në 11.

Rama jo vetem ka deshtuar, por edhe ka abuzuar me rindertimin, sepse po te shohim shkollat ne fillim u tha se ishin 14 shkolla të dëmtuara rëndë. Por, babëzia për të abuzuar e çoi numrin e shkollave të dëmtuara rendë në 30 duke shtuar edhe shkolla që po bëhëj normalisht mësim.

Shkolla me tre dhe kater kate që jane shpenzuar rreth tre miliardë lekë për t’i rindertuar janë vitrinat ku shfaqet qeveria që perfiton edhe nga fatkeqësia.

Pra, e vetmja evidence qe Procesi i rindertimit ka prodhuar ne Durres, pergjate ketyre dy viteve, eshte se si bujaria europiane është shpërdoruar nga babezia qeveritare. Sot mbas dy viteve nga tragjedia, i vetmi bilanc i rilindjes per termetin eshte se ne cdo hallke te perballimit të situatës kemi pare vetem paaftesi, papergjegjshmeri dhe abuzim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat