Emrat/ Kush janë burrë e grua që i mbyti gazi, të vdekur prej ditës së djeshme

Shqipëria

Emrat/ Kush janë burrë e grua që i mbyti gazi, të vdekur prej ditës së djeshme

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 19:25
ilustrim

Mihal Jani dhe Anila Llulla janë dy viktimat që u gjetën ditën e sotme në Kavajë. 

Sipas raportimit të policisë, ata dyshohet se janë asfiksuar nga gazi. 

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të zbuluar më shumë detaje rreth incidentit.

Ata u gjetën brenda një banese nga familjarët. 

"Më datë 27.11.2021, rreth orës 17:45, në Golem, në katin e dytë të një pallati, janë gjetur në banesën e shtetasit M.J, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi M. J., 60 vjeç banues në Golem dhe shtetasja A. Ll., 50 vjeçe, banuese në Tiranë. Nga hetimet paraprake dyshohet se kanë humbur jetën një ditë më parë si pasojë e asfiksisë nga gazi," shkruhet në njoftimin e policisë. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat