Përse është më i rrezikshëm “Omicron”? Sallabanda: Dy herë më shumë mutacione se “Delta”

Shqipëria

Përse është më i rrezikshëm “Omicron”? Sallabanda: Dy herë më shumë mutacione se “Delta”

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 20:07
Foto ilustrim

Mutacioni me i fundit i Covid 19, i quajtur “Omicron” tanimë është shumë pranë Shqipërisë për sa kohë ka mbërritur në disa shtete të Europes si Belgjikë, Holandë, Gjermani e Italinë fqinje.

“Omicron”  ka alarmuar të gjithë Europën, e cila ishte në alert nga OBSH, pasi për shkak të valës së mutacionit “Delta” që nisi të përhapej  me shpejtësi në vjeshtë. Profesori shqiptar në Universitetin e Komplutensës në Madrid  dr.Kita Sallabanda thotë për Top Channel se “Omicron” konsiderohet i rëndësishëm pasi ka dy herë më shumë mutacione se sa “Delta”.

Shumë vende në Europë kanë bllokuar fluturimet me  disa vende në Afrikë, e cila njoftoi në kohë me mutacionin e ri.

Festat e fundvitit po afrojnë dhe emigrantët që vijnë, rrisin mundësinë e ardhjes së këtij mutacioni në Shqipëri ndërkohë që pritet  vendimi i radhës nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat