Hekuran Duka merr mandatin për të udhëhequr Dibrën në katër vitet e ardhshme

Shqipëria

Hekuran Duka merr mandatin për të udhëhequr Dibrën në katër vitet e ardhshme

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 12:16
Hekuran Duka

Kryetari i Dibrës ka marrë edhe një mandat nga Komisioni Komunal Zgjedhor pas fitores së fundit në zgjedhjet lokale në Maqedoni, pas garës së ngushtë dhe të stërzgjatur për të parin e Komunës së Dibrës.

Duka në rrethin e dytë garoi kundër kandidatit të Aleancës për Shqiptarët, Bekim Pocesta ndërsa fitorja e tij ishte e ngushtë.

Ndaj fitores së Dukës në Dibër, Poceska u ankua në KSHZ por këto ankesa u hudhën poshtë nga anëtarët e KSHZ dhe i hapën rrugë fitores së Dukës.

Ai sot e ka marrë mandatin dhe do të udhëheq me Dibrën edhe për 4 vite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat