Vrasja e Agim Bucit në sy të djalit të mitur, “pendohet” ekzekutori: Ja kush më ka paguar

Shqipëria

Vrasja e Agim Bucit në sy të djalit të mitur, “pendohet” ekzekutori: Ja kush më ka paguar

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 14:21
Vladimir Kurti i dënuar me burgim të përjetshëm për krimin e rëndë

Procesi gjyqësor ndaj dy të pandehurve për vrasjen e Agim Bucit dhe plagosjen e bashlëshortes së tij në sy të djalit të mitur, merr tjetër rrjedhe në gjykatën e Apelit të Tiranës. Vladimir Kurti i dënuar me burgim të përjetshëm për krimin e rëndë që tronditi vendin i tha trupës gjykuese se vrasjen e Bucit e kreu kundrejt pagesës dhe jo për grabitje.

Ai pretendon se urdhërues i krimit, është Albert Zaja, i cili është arrestuar së fundmi si vrasës me pagesë i Shkëlzen Kastratit në Fier. I dënuari përjetë shprehet se armën ja kishte vënë në disponicion Zaja dhe i kishte dhënë edhe shumën prej 1 mijë eurosh, ndërsa 30 mijë euro do tja paguante pasi të kryente krimin, por nuk bën me dije motivin e ngjarjes. Më tej I dënuari përjetë shpjegon se armën e krimit ia ktheu po Zajës, e për këtë arsye ajo nuk gjendet, ndonëse pas vrasjes së Agim Bucit në Kamzë, policia devijoi lumin e Tërkuzit, pasi kishte dyshime se ishte hedhur aty.

Vladimir Kurti shpjegoi më tej, se nuk tregoi të vërtetën pas arrestimit, pasi kishte frikë për jetën e tij dhe të familjarëve, por tashmë që Albert Zaja është arrestuar, ai vendosi të rrëfehet. “Kam patur frike te flas deri me tani sepse me kane kercenuar”, deklaroi i pandehuri. Edhe bashkë I pandehuri tjetër, Rruzhdi Hoda konfirmoi të njëjtën dëshmi.

Pasi dëgjoi rrëfimet e të pandehurve, Gjykata e Apelit Tiranë vendosi të kërkojë informacion nga policia dhe prokuroria, përpara se të shpallë vendimin. Vladimir Kurti është dënuar përjetësisht, ndërsa bashkëpunëtori i tij Rruzhdi Hoxha u dënua me 25 vite burgim.

Të dy hynë në orët e vona të mbrëmjes të maskuar dhe të armatosur në marketin e Agim Bucit dhe hasën rezistencën e tij dhe të gruas për të marrë xhiron dittore. Në pak minuta, opersonat e maskuar qëlluan mbi ciftin e bashkëshortëve, duke lënë të vrarë burrin dhe të plagosur rëndë gruan.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat