Haklaj bën deklaratën e fortë: Berisha e kuptoi që është kurbani i politikës së re

Shqipëria

Haklaj bën deklaratën e fortë: Berisha e kuptoi që është kurbani i politikës së re

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 18:51
Sali Berisha

Ish-Kryeministri Sali Berisha, ditën e sotme po zhvillon “Foltore” në Tropojë.

Këtë e ka komentuar ish-deputeti i PD Azgan Haklaj, i cili tha se vizita në Tropojë e liderit historik nuk është surprizë.

Në një intervistë  televizive, Haklaj u shpreh se vizita e Berishës vjen pas deklaratë që bëri për sekretarin e shtetit amerikan Antony Blinken, si dhe me ambasadoren amerikane Yuri Kim, e cila para disa ditësh ishte në vendlindjen e Berishës.

Azgan Haklaj: Berisha bëri 12 foltore në 12 qarqe, pastaj erdhi duke I shtuar. Vizita në Tropojë sigurisht që është surprizë sepse kjo vjen pas përplasjes me ambasadoren amerikane dhe me Blinken, me një deklaratë se nëse unë kthehem kryetar, bëhet Kryeministër, nuk do lejoj ambasadoren amerikane të jetë në zyrën time dhe sa të jetë Blinken nuk do të shkojë në Amerikë. Kim shkoi në Tropojë në malësinë e Gjakovës ku u prit ngrohtë, si për t’ dërguar një mesazh Berishës se shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe e mikut. 

Nisur nga gjesti që bëri Kim, ku preu kokën e gjelit në Tropojë, Haklaj u shpreh se Berisha është kurbani politik i epokës së re.

Azgan Haklaj: Ambasadorja në Tropojë i bëri një gjest shumë simbolik, i preu kokën një gjeli, ku gjeli është kurbani. Berisha e kupton shumë mirë se është kurbani politik i epokës së re. Epoka autokratike ka marrë fund dhe po fillon epoka demokratike. PD më shumë se tre dekada ka qenë një lëvizje, ndërsa tani po kthehet në parti politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat