Kadilli: Berisha është politikani më i zgjuar që ka pasur historia e 100 vjetëve të këtij shteti

Shqipëria

Kadilli: Berisha është politikani më i zgjuar që ka pasur historia e 100 vjetëve të këtij shteti

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 23:47
Fatbardh Kadilli

Zoti Berisha akuzon Bashën si të përfshirë në dosjen "Toyota Yaris". Madje sot, nga "Foltorja" e Bilishtit ai tha se dosje të tjera do të dalin në dritë ndaj kreut të PD-së.

Fatbardh Kadilli, i ftuar në studion e RTV Ora me gazetaren Beti Njuma u shpreh se Berisha duhet t'i bëjë publike akuzat ndaj Bashës.

Kadilli: Të kesh akuza ti zoti Berisha për Bashën që është i përfshirë në një aferë, qoftë edhe i përdorur nga një grup krimi kundër një grup krimi dhe t'i bësh publike sot që ai doli kundërshtari yt ta heq të drejtën të jesh kryetar i një partie ët pastër. S'je i pastër, ke ditur një pisllëk dhe s'e ke thënë. Basha nëse është i përfshirë në këtë gjë apo ka ditur që zoti Berisha ka drejtuar një qeveri që ka pasur llum, nuk je i pastër, nuk je i vërtetë për demokratët. Çfarë i ofron demokratëve? Njëri pengun e Ramës, njëri llumin e qeverisjes tonë? Pse shqiptarët nuk e kanë ditur këtë gjë?

Zoti Berisha ka mbështetje në mënyrë absolute tha Kadilli, duke shtuar se e njeh PD-në shumë mirë.

Kadilli: E di shumë mirë që zoti Berisha në mos ka 4200 firma, 3200 i ka, është e sigurt. Berisha e ka mbështetjen, e ka "Foltoren" të mbushur plot me njerëz. Është legjitim çdokush që ka qoftë edhe një parim, jo më një mbështetje. Zoti Berisha e ka këtë mbështetje, ka dhe nostalgjinë e demokratëve që me Berishën kanë qenë në pushtet. T'i kthehemi zotit Basha, kur e shoh atë sikur shoh boshllëk. Nuk shoh asgjë! Më duket si i tejdukshëm. Pse? Nuk ofron asgjë. Zoti Berisha është i talentuar, për mua është politikani më i zgjuar që ka pasur historia e 100 vjetëve të këtij shteti. Por kjo nuk do ët thotë asgjë për mua.

Kadilli shtoi se pavarësisht kësaj më i miri është ai që garanton hapësira lirie dhe demokracie. Nëse modelon PD si një grup mbështetësish tënd, sipas Kadillit, nuk ke krijuar demokraci dhe shtëpi lirie. Basha dhe Berisha e kanë bërë monopol PD, në opinionin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat