"Ka rritje te krimit", Ipeshkvi Frendo: Të krijojmë një komision që studion shkaqet

Shqipëria

"Ka rritje te krimit", Ipeshkvi Frendo: Të krijojmë një komision që studion shkaqet

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 21:26
Ipeshkvi George Frendo

Ipeshkvi George Frendo, në një intervistë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj  është shprehur se vitet e fundit në vendin tonë është rritur kriminaliteti.

Ai është shprehur se duhet të krijohet një komision që të studiohen shkaqet e vrasjeve, vjedhjeve apo vetëvrasjeve, ndërsa shton se kjo çështje duhet të merret seriozisht.  

"Ne këto vite kemi para një rritje në kriminalitet. Janë rritur vrasjet, vetëvrasjet, vjedhjet dhe kjo është diçka e që duhet të merret seriozisht. Kam sugjeruar që të krijohet një studim se cilat janë shkaqet e kësaj situatë. Të demoralizmit të shoqërisë.

Të krijohet një komision ku edhe ne të besimeve të kontribuojmë shume për të studiuar cilat janë shkaqet, e si mund te krijohet një shoqëri më etike." - tha ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat