Ping-Pongu me dosjen Mediu, SPAK në pritje të vendimit që do të marrë Gjykata e Lartë

Shqipëria

Ping-Pongu me dosjen Mediu, SPAK në pritje të vendimit që do të marrë Gjykata e Lartë

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 15:12
Fatmir Mediu

Megjithëse kanë kaluar dy muaj kur Gjykata e Posaçme e Apelit i ka hapur rrugë dërgimit të gjyq të ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, Prokuroria e Posaçme nuk ka kryer asnjë veprim. Burime nga SPAK kanë bërë e dije për RTV Ora që janë në pritje të vendimit që do të marrë edhe Gjykata e Lartë për këtë çështje dhe pastaj do të vendosin për vijimin e procesit ndaj tij.

Prokuroria e Posaçme SPAK do të presë vendimin që do të marrë Gjykata e Lartë për të dërguar apo jo për gjykim dosjen ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu. 

Ky është qëndrimi që do të mbajë SPAK për vijimin apo jo të procesit ndaj tij, ku pas vendimit të dhënë nga gjyqtarja Saida Dollani, Prokuroria e Posaçme fitoi të drejtën për ta dërguar çështjen për gjykim. 

Ndërkohë për të njëjtën kërkesë të ardhur nga SPAK gjyqtari i shkallës së parë Erion Çela ka vendosur me herët të mos e pranojë, me argument se vepra penale për të cilën akuzohej ish-ministri është parashkruar. 

Kanë qenë avokatët e ish-ministrit të cilët e kanë dërguar çështjen në Gjykatën e Lartë duke e cilësuar të padrejtë vendimin e gjyqtares Dollani.

Ndërkohë ne Gjykatën e Lartë kërkesa është hedhur ne short dhe është caktuar relatori që do ta shqyrtoje Albana Boksi por nuk ka ende një datë shqyrtimi. 

Pak muaj më parë Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) ka kërkuar rinisjen e gjykimit për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, për dosjen e Gërdecit pas një kërkese të ardhur nga familjarët e një prej viktimave.

SPAK e akuzon Mediun si një nga ish-zyrtarët përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit, me 26 të vrarë dhe qindra të plagosur, i cili nuk është gjykuar për këtë ngjarje pasi procesi ndaj tij u pezullua për shkak të fitimit të mandatit të deputetit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat