Hillary Clinton i jep çmim, Kryeministri Rama nuk kursen batutat në ceremoni

Shqipëria

Hillary Clinton i jep çmim, Kryeministri Rama nuk kursen batutat në ceremoni

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 14:38
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama është nderuar sot me çmimin e ‘Inovator i Nderuar Global’, për strehimin e afganëve në Shqipëri, ndërsa në ceremoninë e marrjes së çmimit nuk kanë munguar as batutat epike të Kryeministrit shqiptar.

Ndërsa mori fjalën, Kryeministri tha se sipas ‘zërit jetik’ në familjen e tij, duke ju referuar kështu bashkëshortes së tij, modestia nuk është forca e tij, ndërsa në sallë u dëgjuan të qeshurat nga të pranishmit.

“Përpara se t’ju them ato që duhet të them, dua t’ju tregoj se, sipas Vital Voice (zërit jetik) në familjen time, gruas sime, Linda, modestia nuk është pika ime e fortë. Kështu që, kur më dëgjoni që ju them se ndihem jo vetëm i përulur, por edhe i sëkëlldisur për këtë nderim të jashtëzakonshëm që më bëhet, e mendoj kështu vërtetë sepse më duket një shenjë mjaft alarmuese për botën në të cilën jetojmë, kjo dëshirë e madhe për të vlerësuar një gjykim bazik të arsyeshëm. ”, u shpreh Rama.

Rama iu tregoi të pranishmëve heronjtë e vërtetë të Shqipërisë, duke nisur nga ata që strehuan hebrenjtë, te të tjerët që u përballën me regjimin.

“Përpara sesa të mbërrinte Sekretarja Klinton, “hija” që e ndjek pas, hije fort e bukur, meqë ra fjala – Huma Abedin, më takoi dhe më tha “ti je hero”. Sigurisht të vjen mirë të dëgjosh fjalë të tilla nga një grua aq e mrekullueshme, por unë nuk jam hero. Nuk është kurrëfarë heroizmi të mos u kthesh kurrizin njerëzve që rrezikojnë të vdesin. E meqë po flasim për heronj, dua ta vë diskutimin në kornizën e duhur, duke ju thënë se heronjtë ishin të tjerë. Heronj ishin shqiptarët që kishin gjithçka për të humbur gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe shpëtuan hebrenjtë, duke e bërë Shqipërinë vendin e vetëm në Europë që kishte më shumë hebrenj në fund të Luftës së Dytë Botërore sesa në nisje të saj dhe duke e radhitur Shqipërinë tek të drejtët mes kombeve, përmes shpëtimit të 3750 hebrenjve dhe mbylljes së kapitullit të Luftës pa asnjë hebre të dorëzuar te nazistët. Pati shumë heronj ajo kohë. Njëri prej tyre quhej Mustafa Rezniku i cili është nderuar po ashtu nga shteti i Izraelit si i drejtë mes kombeve. Ai shpëtoi 42 familje hebreje, por veprimtaria e tij e fshehjes së hebrenjve në fshatra të ndryshme përreth vendbanimit të tij, u spiunua tek nazistët dhe kur ata shkuan tek ai e i kërkuan të dorëzonte hebrenjtë, ai u dorëzoi dy djemtë e tij. Të cilët përfunduan në Mathausen. Por nuk i dorëzoi hebrenjtë!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat