Nepotizëm në dogana, kryedoganieri Gent Gazheli emëron në Fier, Roland Mërtirin

Shqipëria

Nepotizëm në dogana, kryedoganieri Gent Gazheli emëron në Fier, Roland Mërtirin

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 17:02
Gent Gazheli

Emërimet në administratën shtetërore, në shumë raste paracaktohen nga lidhjet dhe nepotizmi politik si dhe ndikohen nga influencat e fuqishme të biznesit.

Dy ditë më parë një emërim i tillë, i stimuluar nga faktorë politikë të Partisë Socialiste dhe influencës së fortë të biznesit të plehrave në Shqipëri, është bërë në Doganën e Fierit, ku Roland Mërtiri, rezulton të jetë emëruar në krye të këtij institucioni.

Nga shkalla e hirarkisë cilësohet si një doganë e kategorisë (A), pra një institucion ku mund të bësh karrierë pasi është e barabartë me të kryeqytetit.

Ora News mëson se vendimi për emërimin e Roland Mërtirit, në krye të doganës së Fierit është marë dy ditë më parë nga drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli.

Emërimi i Mërtirit në në krye të këtij institucioni të rëndësishëm, duket se vjen jo për shkak të meritave në punë apo sukseseve në dosjen e tij personale, por për shkak të lidhjeve të forta në politike.

Mësohet se Mërtiri, është djali i dajës së një prej koordinatorëve kryesorë të Partisë Socialiste, në një nga qarqet kryesore të vendit. Ndërsa veç kësaj, lidhjet familjarë shtrihen edhe te njerëz me ndikim në prokurori dhe tek biznesi i plehrave në Shqipëri.

Duket se këto lidhje të forta dhe influence politike e kanë katapultuar në krye të Doganës së Fierit.

Para se të emërohej në këtë post të rëndësishëm, ai ka shërbyer si doganier në sektorin e Akcizës së hidrokarbureve dhe më pas e transferojnë tek sektorin e Aposteriorit 5 Ditor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave.

Por habitshëm Gazheli ka vendosur ta emërojë në krye të Doganës së Fierit. Ndërsa gjatë shërbimit të tij në 2015 në doganën e Kakavijës, Mërtiri rezulton të jetë pezulluar nga puna së bashku me dy doganierë të tjerë, pasi futën dy kamionë me perime e fruta, pa kryer procedurat e zhdoganimit të mallit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat