Nishani sulmon Bashën: Do të kujtohet si një armik i demokracisë

Shqipëria

Nishani sulmon Bashën: Do të kujtohet si një armik i demokracisë

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 16:47
Bujar Nishani

Ish presidenti Bujar Nishani nuk ndal sulmet ndaj kreut të PD, Lulzim Basha.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Nishani thotë se Basha, sa herë që të jetë rasti të përmendet në politikë, do të kujtohet si një armik i demokracisë.

Sipas tij, Basha do të përbuzet sa herë të ketë memorie për sakrificat e shqiptarëve për liri e demokraci.

“Lulzim Basha, sa herë që të jetë rasti të përmendet në politikë, do të kujtohet si një armik i demokracisë.
Njeriu që zhvleftësoi tërësisht institucionet përfaqësuese në parti,
Ai që asgjesoi votën e lirë, të drejtë e të barabartë në garë,
Njeriu që mohoi të drejtën e garës dhe përfaqësimit,
Ai që ju mohoi gjysmës së popullsisë të votonin në zgjedhje,
Drejtuesi që nuk lejoi të garonin e fitonin drejtimin e bashkive dhe përfaqësimin në këshilla bashkiakë të qindra demokratëve,
Personi që nuk njeh legjitimitetin e shumicës,
Kryetari që shet sovranitetin e forcës së vet politike dhe “tregton” pluralizmin,
Nuk është gjë tjetër, veçse armik i demokracisë !
Për këtë Lulzim Basha do të përbuzet sa herë të ketë memorie për sakrificat e shqiptarëve për liri e demokraci.
#Të ringremë PD për të shpëtuar Shqipërinë”, 
shkruan Nishani.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat