Ambasadorja amerikane: Nëse jeni të përfshirë në korrupsion, tani është koha për t’u ...

Shqipëria

Ambasadorja amerikane: Nëse jeni të përfshirë në korrupsion, tani është koha për t’u ...

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 19:50
Yuri Kim

Pasi Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj dhjetëra individëve dhe subjekteve në Evropë dhe hemisferën perëndimore, mes së cilëve një grup të krimit të organizuar me seli në veriun e Kosovës, ka reaguar edhe ambasadorja Yuri Kim.

Yuri Kim shkruan se ata që janë të përfshirë në korrupsion apo përpjekje për të minuar demokracinë, tani është koha e duhur për t'u ndalur dhe për të marrë parasysh pasojat.

Yuri Kim: Përcaktime publike të tilla ndonjëherë duan vite për t'u realizuar, por kur ndodhin janë shkatërruese. Nëse jeni të përfshirë në korrupsion apo përpjekje për të minuar demokracinë, tani është koha e duhur për t'u ndalur dhe për të marrë parasysh pasojat.

Zyra e Kontrollit për Pasuritë e Huaja e Departamentit të Thesarit shënjestroi të mërkurën grupin e afaristit serb Zvonko Veselinoviç.

Përveç tij në listë janë edhe i vëllai Zharko Veselinoviç, pastaj Zhelko Bojiç, Milan Mihajloviç, Sinisha Nedeljkoviç, Radovan Radiç, Milan Radisavleviç, Milojko Radisavleviç, Milan Radojçiç, Marko Rosiç, Radule Steviç, Milivoje Vuloviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat