Akuzohet për falsifikim dokumentesh/ KPA shkarkon nga detyra gjyqtarin Luan Daci

Shqipëria

Akuzohet për falsifikim dokumentesh/ KPA shkarkon nga detyra gjyqtarin Luan Daci

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 10:44
Luan Daci

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin Luan Daci. 

Gazetarja Klodiana Lala, raporton për “BalkanWeb”, se Daci është dënuar me 6 muaj burgim, por që u pezullua me një 1 shërbim prove. 

Ai akuzohet për falsifikim dokumentesh.

Daci, nuk ka treguar shkarkimin nga detyra në ’97, por ka deklaruar në kohën që tentoi dhe arriti të bëhej anëtar i KPA-së, se është larguar me dorëheqje dhe për këtë arsye është cilësuar fajtor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat