Tre djem dhe një vajzë të përfshirë/ Çfarë ndodhi në dhomën e hotelit ku u plagos 20-vjeçari

Shqipëria

Tre djem dhe një vajzë të përfshirë/ Çfarë ndodhi në dhomën e hotelit ku u plagos 20-vjeçari

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 10:46
Foto ilustrim

Një 20-vjeçar ka mbetur i plagosur natën e kaluar në një hotel në autostradën Durrës-Tiranë. Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi Arni Sulejmani, ndërsa policia ka arrestuar një vajzë 22 vjeçe dhe një 66-vjeçar. Gazetarja Klodjana Haxhiaj duke iu referuar burimeve nga policia raportoi se katër të rinj, tre djem dhe 22-vjeçarja kanë shkuar pas orës policore në hotelin që ndodhet 6 km nga Durrësi në drejtim të Tiranës dhe kanë qëndruar në një dhomë.

Njëri prej tyre ka pasur armë zjarri me vete. Në orët e para të mëngjesit dyshohet se të rinjtë kanë konsumuar lëndë narkotike dhe personi që kishte armë i identifikuar si Markeljan Beqiri, 26 vjeç ka qëlluar me armë 20-vjeçarin Arni Sulejmani. Beqiri, banues në Durrës, është shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Dyshohet se plagosja ka ndodhur pa dashje, nën efektin e lëndëve narkotike, ndërsa si vajza dhe djemtë njihen si përdorues të tyre.
Në kërkim është shpallur edhe shtetasi Tefik Shehu, 32 vjeç për moskallëzim krimi. Ndërsa 22-vjeçarja Anxhela Brisku është arrestuar për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Moskallëzim krimi”. Kjo shtetase, menjëherë pas ngjarjes, ka marrë armën e zjarrit dhe e ka fshehur në pjesën e pasme të hotelit. Po kështu është arrestuar dhe shtetasi Enver Hysenaj, 66 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi ka strehuar 22-vjeçaren, ndërkohë që ka pasur dijeni për ngjarjen. 20-vjeçari i plagosur, ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë që është përdorur në këtë ngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat