U nda nga jeta disa ditë më parë, Kuvendi i Shqipërisë mban 1 minutë heshtje për ish-senatorin Bob Dole

Shqipëria

U nda nga jeta disa ditë më parë, Kuvendi i Shqipërisë mban 1 minutë heshtje për ish-senatorin Bob Dole

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 11:35
Kuvendi i Shqipërisë

Kuvendi i Shqipërisë, ka mbajtur 1 minutë heshtje në nderim të ish-senatorit Bob Dole, i cili u nda nga jeta të dielën. 

Kërkesa është bërë nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Dole, konsiderohej si një mik i mirë i shqiptarëve. 

Ai ka dhënë kontribut të veçantë për çlirimin e Kosovës në 1999, si dhe në shpalljen e pavarësisë së saj.

Vlen të theksohet se gjatë karrierës së tij, ai ka qenë dhe kandidat për President të SHBA-ve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat