I pari që do të mbajë fjalën hapëse në çelje të këtij Kuvendi të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha nga do të jetë deputeti i PD-së, Edi Paloka.
Gazetari Osman Stafa pohoi në një lidhje live për ‘News24’ nga jashtë ambienteve të “Air Albania”, raportoi se do të ketë rreth 20 persona që do të flasin në këtë Kuvend.
Padyshim momenti më i veçantë do të jetë fjalimi i ish-kryeministrit Sali Berisha.
Ky i fundit prej 3 muajsh nisi aksionin e tij kundër Lulzim Bashës përmes Foltores, për rithemelimin e PD dhe për shkarkimin nga drejtimi i kësaj partie të kryetarit.