Tensionet situata në PD, Berisha thirrje Bashës: Do mbahesh përgjegjës për çdo akt dhune

Shqipëria

Tensionet situata në PD, Berisha thirrje Bashës: Do mbahesh përgjegjës për çdo akt dhune

Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 15:58
Sali Berisha

Është tensionuar situata në selinë blu. Belind Këlliçi telefonoi policinë për të denoncuar se i janë vjedhur sendet në zyrë.

Po ashtu të rinjtë e FRPD pretendojnë se janë kërcënuar me armë nga mbështetës të Lulzim Bashës.

Në një prononcim për mediat, Sali Berisha i bëri thirrje Lulzim Bashës që të distancohet nga dhuna ose në të kundërt do të jetë përgjegjës.

“E dënoj me forcën më të madhe këtë qëndrim që dëshmon fytyrën e vërtetë të njeriut që për karrigen e tij ka marrë peng PD. E garantoj se do mbahet përgjegjës për çdo akt dhune që do ushtrojnë banditët e tij këtu në Tiranë dhe mbarë Shqipërinë. Ju bëj thirrje të gjithë demokratëve të distancohen menjëherë nga këto akte të turpshme që nuk kanë ndodhur kurrë në historinë e PD as ditën e themelimit. Ata që na kthenin armën ne ishin të sigurimit të shtetit. Por që kryetari, ish kryetari të kryejë një kat të tillë kjo përbën një krim të shëmtuar”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat