Zjarri bllokon dhjetëra njerëz në katin e 38 të ndërtesës, plagosen 13 persona

Shqipëria

Zjarri bllokon dhjetëra njerëz në katin e 38 të ndërtesës, plagosen 13 persona

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 16:24
Foto ilustrim

Dhjetëra njerëz kanë mbetur të bllokuar në katin e 38-të të një ndërtese në Hong Kong, pasi shpërtheu një zjarr i madh.

Sipas asaj që kanë raportuar në rrjetet sociale, flakët shpërthyen në qendrën tregtare të Causeway Bay të Hong Kongut rreth mesditës, ku si pasojë mbetën të plagosur 13 persona. Ndërkohë njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Autoritetet thanë se dyshohet se zjarri ka dalë nga kabllot elektrike të një qendre tregtare.

Më shumë se 150 zjarrfikës u vendosën në vendngjarje, për të shpëtuar njërëzit që kishin mbetur të bllokuar në çati. Ata përdorën vinç në mënyrë që të ulnin njerëzit poshtë.

Zjarrfikësit bën të mundur shuarjen e flakëve, ndërkohë që evakuuan rreth 770 njerëz.

Kompleksi i Qendrës Botërore të Tregtisë, ku ka zyra, restorante dhe dyqane janë mbyllur për rinovime në vazhdim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat