“Basha ka humbur pushtetin mbi demokratët”, Bylykbashi: Sot një ditë e madhe

Shqipëria

“Basha ka humbur pushtetin mbi demokratët”, Bylykbashi: Sot një ditë e madhe

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 09:49
Oerd Bylykbashi

Nga qendrat e votimit në Durrës, ku votohet referendumi i Berishës për shkarkimin e Bashës, deputeti i PD Oerd Bylykbashi u shpreh se si rrallë herë demokratët po vijnë masivisht të votojnë shkarkimin e Bashës nga kreu i partisë.

“Sot është një ditë shumë e madhe për demokratët. Është momenti ku i kemi kthyer anëtarësisë pushtetin për të vendosur ata me referendumin e sotëm. Me statutin e ri demokratëve i është dhënë fuqia për ratifikimin e organeve më të lartë. Sot votojmë shkarkimin e kryetarit që ka centralizuar partinë përtej cdo lloj caku. Ka shkaktuar një situatë të rëndë demokracie.

Në këtë proces ku po marrin pjesë në mënyrë masive, kthejmë PD në startin për t’u bërë gati për t’u përballur me Edi Ramën” u shpreh Bylykbashi ndërsa theksoi se Basha ka humbur pushtetin mbi demokratët.

“Basha përgjatë gjithë viteve duke mos i dhënë rëndësi organizimit të partisë ka cuar në një situatë problematike. Janë shumë më tepër demokratë, se në qershorin e këtij viti, ku demokratët duhet t’i bindje të vinin të votonin për Bashës. Sic e shihni sot po vijnë në numër të madh. Po vijnë demokratë që tregojnë me shumë krenari kartën e anëtarësisë prej vitit ’92. Basha ka humbur pushtetin mbi demokratët. Një kryetar që shkarkon partinë e vet duhet të largohet.” u shpreh Bylykbashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat