Miratohet komisioni që do drejtojë punimet e Kuvendit Kombëtar të PD, ja kush është kryetari dhe anëtarët

Shqipëria

Miratohet komisioni që do drejtojë punimet e Kuvendit Kombëtar të PD, ja kush është kryetari dhe anëtarët

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 12:10
Foto ilustrim

Kuvendi Kombëtar i PD ka miratuar që në nisje të tij ngritjen e komisionit që do të drejtojë punimet e Kuvendit, të përbërë nga kryetari Jemin Gjana dhe katër anëtarët.

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa hodhi në votim për miratim përbërjen e komisionit.

“Jemin Gjana kryetar

Gazment Bardhi anëtar

Grida Duma anëtare

Enkelejd Alibeaj anëtar

Flutura Açka anëtare.

Miratohet përbërja e komisionit të Kuvendit Kombëtar të PD”, tha Zhupa, e cila vlerësoi që në nisje të fjalës së saj pjesëmarrjen “e jashtëzakonshme të delegatëve në Kuvendin Kombëtar të PD”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat