Shkarkimi i Bashës/ Noka: Moment historik! Sot demokratët votuan më shumë se në 25 prill

Shqipëria

Shkarkimi i Bashës/ Noka: Moment historik! Sot demokratët votuan më shumë se në 25 prill

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 18:20
Flamur Noka

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka dhënë detaje nga votimi i demokratëve për shkarkimin e Lulzim Bashës.

Nga qendra e votimit që mbulon, Noka deklaroi se sot mbështetësit demokratë i janë drejtuar masivisht kutive të votimit.

Madje, sipas tij, votuesit kanë qene dhe më shumë se në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

“Eshtë moment historik në aspektin politik, sepse demokratët po vendosin sot për t’u ndarë nga pengmarrja e vullnetit të tyre për t’u futur në një periudhë tjetër ku do ndjehën më të bashkuar e fitues. është moment që duhet shënuar. Siç e keni parë, si kurrë ndonjëherë një vërshim i anëtarëve të PD cep më cep drejt qendrave të votimit. Jeni dëshmitarë të një procesi transparent, më të pastër se kurrë. Do të ngelet në histori. Sot demokratët kanë vendosue për t’u ndjerë më lirë… Atë që keni parë, si kurrë ndonjëherë, shumë më tepër se më 25 prill, i janë drejtuar sot demokratët drejt kutive të votimit.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat