Armë dhe municion pa leje, dy të arrestuar në Kamëz dhe Vorë

Shqipëria

Armë dhe municion pa leje, dy të arrestuar në Kamëz dhe Vorë

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 11:40
Foto ilustrim

Si rezultat i kontrolleve, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 dhe të Komisariatit të Policisë Vorë, janë goditur dy raste të armëmbatjes pa leje.

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë në Vorë dhe Kamëz për armëmbatje pa leje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 në Kamzë, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 46 vjeç, banues në Paskuqan 2.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti e sekuestroi një kallashnikov dhe 293 fishekë lufatrak.

Po nga kontrollet e kryera dhe informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë arrestuan në flagrancë shtetasin M. V., 51 vjeç, banues në Marikaj.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një serë pranë banesës së tij, u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri automatik me 13 fishekë në karikator dhe një fishek në fole.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat