Zbulohet emri i personit në kërkim që iku nga Kapshtica me pasaportë

Shqipëria

Zbulohet emri i personit në kërkim që iku nga Kapshtica me pasaportë

Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 15:46
Foto ilustrim

Zbulohet emri i personit që ishte shpallur në kërkim nga prokuroria e Elbasanit, i cili u lejua nga dy oficerë të kalonte kufirin në pikën doganore të Kapshticës, duke u larguar në Greqi. Apostoli Qose, nga qyteti i Elbasanit, rezultonte se ishte në sistemin “Tims” me ngjyrë të kuqe, pasi gjykata e Elbasanit, prej tetorit të vitit të kaluar, kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”.

Apostoli Qose, rezulton si person i akuzuar për veprën penale të “Përndjekjes”, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur dhe shqetësuar me video dhe telefonata, ish-gruan e tij në Elbasan, me të cilën ishin divorcuar.

 Qose i është shmangur drejtësisë, ndërsa mësohet se atij i ishte vendosur shënimi “arrest në burg” në sistemin Tims, duke u selektuar si person me ngjyrë të kuqe. Pavarësisht kësaj, Qose ka mundur të kalojë kufirin dogonar nga pika e Kapshticës në Devoll, pasi sipas prokurorisë është ndihmuar nga dy oficerët kufitarë të këtij institucion.

Nisur nga kjo situatë, prokuroria e Elbasanit urdhëroi arrestimin e dy efektivave të policisë, Besnik Demko dhe Çelnik Llapushi, duke i akuzuar këtë të fundit për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”. Prokuroria, dyshon se dy punonjësit e policisë kanë qënë të vetëdijshëm se Apostoli Qose, ishte person në kërkim pasi të dhënat e tij dalin qartë dhe në sistemin TIMS. Dy policët mund të jenë paguar nga Apostoli Qose, i cili ka mundur të dalë me pasaportë nga territori shqiptar duke u larguar në atë Grek.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat