Kryeministri Rama uron Krishtlindjen me një kartolinë nga Thumana

Shqipëria

Kryeministri Rama uron Krishtlindjen me një kartolinë nga Thumana

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 19:54
Foto ilustrim

Kryeministri Edi Rama ka uruar qytetarët shqiptarë me rastin e festës së Krishtlindjes. Kreu i qeverisë ka postuar në rrjetin e tij social, një kartolinë të cilën ja kanë dërguar nga Thumana.

Në mesazh thuhet se kjo festë konsiderohet me të vërtetë Krishtlindje vetëm kur kremtohen duke u dhënë dritën e dashurisë atyre që kanë më shumë nevojë.

Postimi i Kryeministrit Rama:

GËZUAR KRISHTLINDJET me këtë kartolinë ekskluzive live nga Thumana:

“Krishtlindjet janë me të vërtetë Krishtlindje, kur kremtohen duke u dhënë dritën e dashurisë atyre që janë më nevojtarët për të”

Paçi një vigjilje të bukur të kësaj nate të bekuar në shtëpitë tuaja kudoqofshi në Shqipëri, Kosovë e kudo në botë ku flitet shqip dhe Zoti e bekoftë familjen tuaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat